Do të duheshin edhe 26 vite deri sa ajo të takonte princin e saj të vërtetë, e me sa duket një jetë mbretërore paska qenë në mendjen e saj që në një moshë shumë të hershme. Një video e regjistruar në vitin 1990 nga mamaja e mikeshës së saj më të mirë, Miku Ninaki, kur Meghan ishte vetëm tetë vjeçe, e tregon atë duke luajtur me shoqet mbretëreshës.
E sigurisht që këtë rol e kishte marrë Meghan. E veshur me një kurorë ari dhe një fustan si prej mbretëreshe, ajo e luan më së miri këtë rol. “Loja u quajt “Lartësia jua” dhe ylli ishte Meghan”, tha Ninaki. Në video dëgjohen qartë fëmijët të cilët i drejtohen princeshës së ardhshme: Lartmadhëria juaj, lartmadhëria juaj është ndonjë gjë tjetër për t’u bërë në mbretëri? – ndërsa Meghan përgjigjet- “Po, bëni 900.000 biskota dhe më qepni një fustan të bukur”.
“Është shumë bukur të shikosh këtë video, duke pasur parasysh se si ka rrjedhur jeta e Meghan. Ajo ka qenë gjithnjë qendra e vëmendjes, përherë lider. Ishte ditëlindja ime dhe kur vjen puna, sërish Meghan ishte protagonistja kryesore”, tha shoqja e saj, Ninaki.



















