U duk sikur Selena dhe Justin Bieber por ripërjetonin një dashuri të madhe pas ribashkimit të tyre, por nuk paska qenë ekzaktësisht kështu.
Ribashkimi i tyre nuk u prit mirë nga familja e Selenës, gjë e cila ndikoi në marrëdhënien e dy këngëtarëve, pasi vendosën që të bëjnë një pushim, por më tepër se pushim duke si ndarje. Justin Bieber ditëve të fundit është fotografuar nën shoqërinë e një vajze tjetër, modeles Baskin Champion. Ato u panë të dy së bashku në një koncert në LA, e ndërsa së fundmi është parë të largohet nga shtëpia e tij në Beverly Hills dhe menjëherë më pas ka dalë edhe modelja 22 vjeçare.
Megjithatë, burime për DailyMail shprehen se çifti nuk është ndarë, ndonëse duket e kundërta. Sipas burimit, Justin nuk është në lidhje me askënd tjetër.
“Justin nuk është në lidhje me askënd tjetër. Ai mendon vetëm për Selenen gjatë gjithë kohës. Lidhja e tyre nuk ka përfunduar. Justin e njohu Baskin nga mikui tyre i përbashkët, Patrick Schwarzenegger. Ky i fundit është i lidhur me motrën e modeles”, u shpreh burimi.
Na mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo marrëdhënie kaq e komplikuar për t’u shpjeguar, e jo më për ta jetuar.



















