KreuCelebrity

Pa hatërmbetje, Bella e suporton Selena-n siç ajo e meriton!

Muajt e fundit për Selena Gomez kanë qenë një sfidë e vazhdueshme. Gushti e gjeti këngëtaren në dyert e spitalit, duke kryer një ndërhyrje të vështirë në veshkë. Për pak kohë, pas një viti lidhje me The Weeknd, këngëtarja i dha fund kësaj romance, për t’u rikthyer në krahët e Justin Bieber. Pak ditë më parë, u mësua se edhe kjo marrëdhënie kishte përfunduar, e Selena nuk shihet tejet stabël këtë periudhë.

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Ajo postoi foto e video nga pushimet e fundit, ku shfaqej me bikini. Shenja e operacionit ishte mëse e dukshme, e kaq i mjaftoi disa komentuesve negativë që të kalonin në etiketime ofenduese lidhur me Selena-n dhe trupin e saj. Gomez i dedikoi një shkrim këtyre qendrimeve dhe imazhit në tërësi, shkrim që bashkoi jo vetëm të famshmit, por edhe fansat e këngëtares në mbështetje të plotë ndaj kësaj të fundit.

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Ndonëse jo me fjalë, Bella Hadid ka shfaqur suportin e saj, duke i dhënë ‘like’ videos së publikuar nga Gomez. Që nga koha e ndarjes së Hadid nga The Weeknd, Bella u mendua se pati hatërmbetje me Selena-n për ‘vjedhjen’ e ish-të dashurit. Diçka e tillë duket se jo vetëm që nuk ka ndodhur, por tregon që modelja është në mbështetje të plotë ndaj artistes. Bravo, Bella!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF