Brooklyn është më i madhi i fëmijëve Beckham dhe pak muaj më parë ishte Victoria ajo që shprehu keqardhjen për largimin e djaloshit larg shtëpisë. Duke qenë se Brook vazhdon studimet në kolegj, i është dashur të lërë pas jo vetëm të ëmën dhe David, por edhe Romeo-n, Cruz dhe Harper. Aktualisht, Brooklyn ndodhet në një universitet në New York dhe duket se malli për familjen e mundon së shumti.
https://www.instagram.com/p/BbFMduMjMCD/
Ai nuk harroi të uronte festën e 8 marsit nëpërmjet një imazhi, ku shfaqej krah Vic dhe Harper. Por, evente të tilla nuk janë të vetmet që i kujtojnë të ëmën. Edhe pa shkak, Brooklyn ka provuar se nuk ka frikë të shprehë mallim që ndjen për Victoria-n. Postimi i tij i fundit tregon dizanjeren në një pishinë, ndërsa Brook shkruan: “Më mungon”. Me siguri, një dedikim i tillë e ka emocionuar Vic pa masë, e cila nga ana tjetër, nuk lë rast pa shfaqur mungesën që ndjen për të birin.
https://www.instagram.com/p/Bgot2o8Di0p/
Takimet e tyre së fundmi do të bëhen disi më të rralla, jo vetëm se Brook është aktualisht duke përjetuar një romancë me Chloe Moretz, por janë dhe planet e Victoria-s ato që pengojnë: pritet që ajo së shpejti të bashkohet me Spice Girls për një rikthim për hir të kohëve të vjetra. Sa shumë dashuri mes Vic dhe Brooklyn!
https://www.instagram.com/p/BgMAIUNj16N/



















