Është padyshim një nga fashionblogeret më të njohura në Shqipëri, e cila ka një stil unik në të veshur. Vitet e fundit ajo është vendosur në qendër të vëmendjes edhe për shkak të marrëdhënies së saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Mendojmë që kaq janë të mjaftueshme për të kuptuar që bëhet fjalë për Armina Mevlani.
Nuk janë të rralla dedikimt e dashurisë që Armina i bën Xenit, siç ajo e thërret, e kemi fjalën këtu për dedikime publike. Kësaj here nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bukuroshja i ka bërë një dedikim ndonëse jo të drejtpërdrejtë bashkëshortit të saj të ardhshëm, në të cilin e përkufizon si partnerin e saj ideal.
“Në duart e mashkullit të duhur, një grua është 100 gra të ndryshme. E kufizuar vetëm nga imagjinata dhe aftësia e tij për ta bërë të ndihet e sigurt dhe për ta drejtuar”, ka shkruar Armina.
Pak ditë më parë, Armina na zbuloi se shumë shpejtë do të kemi dasmë. Puna për përgatitjen e saj ka nisur, por nuk është përcaktuar ende një datë, pasi ajo ka treguar se nuk dëshiron që të ngutet për shkak se duhet t’i realizojë në një kohë të caktuar.
Pra pasi gjërat të jenë gati, ashtu siç çifti dëshiron, atëherë do të ketë një datë.



















