KreuCelebrity

Zayn i vendosur për ta harruar Gigin, bën ndryshimin rrënjësor

Thuhet se kur një femër ndryshon ngjyrën, apo modelin e flokëve të saj, është e gatshme të bjë një ndryshim të madh në jetë. Por kush e tha se kjo nuk vlen edhe për meshkujt? Prandaj të njëjtën gjë ka bërë edhe Zayn.

Duket se këngëtari dëshiron ta lërë gjithçka pas dhe të fillojë një jetë të re. Ai është transformuar tërësisht duke ndryshuar ngjyrën e flokëve dhë te mjekrës. Nga një brun, Zay është tashmë një biond.

Nuk e dimë se si do t’i duket Gigit ky ndryshim i ish-të dashurit të saj, por fundja tani ka shumë pak rëndësi. Gigi dhe Zayn  dhanë fund romancës së tyre gati një javë më parë. Ishte Zayn ai që e bërë të ditur këtë lajm, ndërsa tha se ata do të mbeten shokë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF