Janë ndër çiftet më të përfolur dhe jetëgjatë, ashtu sikurse po gëzojnë Amelinë e vogël sëbashku. Në projekte i shohim pothuajse të pandarë, duke na krijuar kështu idenë e familjes perfekte. Ditën e sotme, Miriami ka kujtuar një moment të veçantë për të dhe Albanin.
Dhjetë vite më parë, këngëtarja vazhdonte aktivitetin e saj në Gjermani, ku dhe drejtonte një emision të sajin. Një ndër të ftuarit më special që ka patur ka qenë dhe Albani, edhe pse asokohe nuk e kishin deklaruar kaq publikisht dashurinë. “Kur bënim sikur nuk njiheshim…10 vite më parë në emisionin tim “E Clips New Talent Show”, ka shkruar Miriami, ndërsa çifti shihet ndryshe nga se jemi mësuar t’i shohim së fundmi.
Albani me modelin e flokëve të gjatë, Miriami me një stil shumë herë më sportiv – na kishte munguar një imazh i tillë i të dyve. Pasdite nostalgjike kjo për Miriamin…



















