Olta Gixhari njihet për natyrën e saj të guximshme, sa herë vjen puna tek pozat provokuese. Tejet e stërvitur me syrin e aparatit të kamerës, nuk është hera e parë që Olta ngre temperaturat me hiret e saj. Por, këtë herë, aktorja ka marrë një hap edhe më të guximshëm.
Ndonëse në Tiranë nuk po ndihet shumë, të tjera qytete janë mbërthyer nga moti i keq apo i ftohti. Vende si Dardha e Korçës u mbuluan edhe këtë vit nga bora (siç e do zakoni), e pikërisht ky ka qenë destinacioni i Oltës për të realizuar një set fotografik. E veshur vetëm me xhinse dhe një pallto përsipër, vëmendjen e tërheq pjesa tjetër e zhveshur e trupit, nga ku dallohet dhe një pjesë e gjoksit. “Në Korçë me vajza shumë të talentuara. Së shpejti”, ka shkruar Gixhari, ndërsa duket se në pak kohë do të shohim diçka ndryshe nga aktorja.
Edhe këtë herë, Olta ka sfiduar veten për realizimin e imazheve të reja artistike. E me kaq sa shohim, duket se seti i ri premton shumë…!



















