Nuk është një marrëdhënie tipike burrë e grua, e aq më tepër si një çifti presidencial i një prej suerfuqive botërore, të SHBA.
Bëhet fjalë për Melania dhe Donald Trump. Në çdo dalje të tyre publike, kemi vënë re një marrdhënënie të tensionuar mes tyre, ku sipas specialistëve të gjuhës së trupi, janë tregues të qartë që mes tyre nuk ka dashuri, por marrëdhënie, baza e së cilës është interesi. Trump, refuzon t’ia japë dorën Melania-s, nuk e pret atë të dalë nga makina, apo ka pasur edhe raste që i ka lënë në shi pasi ka ecur përpara me çadër.
Por pas shumë kohësh, më në fund, Trump ka bërë një gjest për t’u vlerësuar. Teksa ishin në një vizitë zyrtare, Melania e ka pasur të vështirë të ecë me taka në një sipërfaqe me bar dhe për një moment ka humbur ekuilibrin, por fatmirësisht pranë saj ka qenë Trump i cili e ka “shpëtuar” nga rrëzimi.
Epo më në fund një gjest normal nga Trump në raport me Melanian…



















