KreuCelebrity

‘Sherr’ mes Linda Rei dhe Vipat e Bllokut, këta të fundit: “Do të nxjerrim foto siç ke qenë!”

Vipat e Bllokut njihet si një ndër faqet ‘demaskuese’ të personazheve shqiptarë, që ndër të tjera publikojnë edhe transformimet e të famshmeve nëpërmjet operacioneve plastike. Ndër postime, ata sigurohen që të krijojnë dhe situata me humor, bazuar në figurën e VIP-ave. Këtë herë, në shënjestër ka qenë Linda Rei.

Në një video-montazh, është përdorur një pjesë e intervistës së Lindës në emisionin e Rudina Magjistarit, për t’iu bashkangjitur një tjetër filmimi, ku shihet një djalë duke puthur një tranvestit. Diçka e tillë nuk është pritur aspak mirë nga Rei, e cila iu ka dërguar mesazhe administratorëve të faqes. Këta të fundit i kanë publikuar bisedat, ku shihet qartë irritimi i të dyja palëve.

Vipat e Bllokut, ndër të tjera kanë thënë se shumë shpejt do të publikojnë fotot e Lindës para ndërhyrjeve, ndërsa Rei i ka thënë: “Ato nuk i ka as mamaja ime”. Duket një debat i hapur, ashtu sikurse theksojmë se Linda është përfshirë shumë herë në debate e sulme lidhur me të tjerë personazhe, dhe jo vetëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF