KreuCelebrity

Kamela Islamaj: Nuk shkel kurrë më në “Këngën Magjike”

“Kënga Magjike” është një nga festivalet më të mëdha të këngës në Shqipëri, por herë pas here ka patur edhe nga ata këngëtarë të cilët e kanë bojkotuar publiksht.

Këtë herë është Kamela Islamaj, e cila e fuar në emisionin “Thumb” është shprehur se nuk është ndier aspak e vlerësuar dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore se përse nuk do të marrë më pjesë në këtë festival.

“Nëse i ke parë përgjithësisht festivalet tona, ka shumë pakënaqësi, m’i dha pikët ky, s’mi dha pikët ai. Po flasim për Këngën Magjike”, – tregon Kamela. “Nuk e di, është formula e tyre, personalisht nuk mendoj se do e kisha bërë një gjë të tillë!”

“Deri në momentin që do shoh një ndryshim apo di shoh se vlerësohem si këngëtare nuk do të marr pjesë! Për aq kohë sa kam marrë pjesë, jam ndjerë e pavlerësuar… në momentin që ndihem e pavlerësuar, nuk shkoj!”, – përfundonn këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF