KreuCelebrity

Teksa të gjithë prisnim që të na konfirmonte shtatzëninë, Xhensila paska plane të tjera

Është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të shtatzënisë së saj.

Ndonëse ajo vetë e ka mohuar një gjë të tillë, disa video dhe foto të postuara nga Xhensila na thonë të kundërtën. Barku i rrumbullakosur ka filluar të duket paksa, ndonëse këngëtarja përpiqet që ta fshehë duke veshur rroba të gjera.

Megjithatë, teksa të gjithë po presim që ajo të na konfirmojë shtatzëninë e saj, Xhensila paska plane të tjera. Burime për prive.al kanë zbuluar se këngëtarja është gati të sjellë një bashkëpunim me Ardian Bujupin, klipi i së cilët pritet të xhirohet javën e ardhshme në kryeqytet.

Duket se Xhensila nuk ka plan që të bëjë një pushim të shkurtër dhe të shijojë këtë periudhë kaq të bukur të të qenurit shtatzënë…ndoshta pushimin do ta marrë pas lindjes së bebit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF