KreuCelebrity

Skandalet në Hollywood, Jennifer Lopez pjesë e denoncimeve

Vala e ngacmimeve seksuale në Hollywood sa vjen e bëhet më e madhe dhe së fundmi i është bashkuar edhe këngëtarja e aktroja, Jennifer Lopez. Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, ajo ka tregua se i është bashkuar nismës #MeToo me një denoncim të saj.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. Mu kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe ti tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë.”, tha Jennifer Lopez.

Ajo nuk e ka treguar emrin e regjisorit që i ka kërkuar të bëjë një veprim të tillë, ndërsa teksa u pyet nëse ishte abuzuar me të gjatë kohës që ishte në Hollywood, ajo dha një përgjigje pasi u mendua gjatë: Nuk kam pasur abuzime në mënyrën se si kanë denoncuar shumë aktore kohët e fundit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF