KreuCelebrity

Menaxheri i revoltuar me Encën, i bllokon koncertet: Më ka mashtruar

Prej vitesh menaxher i Encës, Kastriot Berisha duket se i ka dhënë fund këtij bashkëpunimi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një statusi në facebook, ku shfaqet tepër i revoltuar me këngëtaren. Sipas Berishës, shkak i ndërprerjes së bashkëpunimit ndërmjet tyre është bërë fakti se Enca nuk e ka respektuar punën e tij, ndërsa shton se ai është mashtruar nga këngëtarja.

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqësoj Encen mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet.. hajde shnet .. vazhdojmeee”.

Ndonëse e akuzon rëndë, Kastriot Berish nuk sqaron arsyet sepse është ndier i mashtruar nga Enca, ndërsa kjo e fundit nuk ka reaguar ende pas këtij lajmi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF