Jennifer Lopez është një ndër femrat më tërheqëse dhe duket se gjërat po shkojnë shumë mirë për të. Ajo është duke jetuar ditët e saj më të lumtura me të dashurin basketbollist, Alx Rodriguez. E ndërsa gjërat shkojnë mirë, duket se ata janë gati të hedhin edhe hapin e madh drejt martesës.
Autorja e hitit “Amor Amor Amor” gjatë një interviste theksoi: “Unë besoj tek martesa, por nuk dua ta përshpejtoj për momentin. Do të bëhet kur të jetë momenti i përshtatshëm”.
Jennifer dhe Rodriguez kanë kohë që janë bashkë dhe dashurinë e tyre nuk e kanë mbajtur aspak sekret. Në çdo dalje publike të tyre ata duken gjithnjë e më të dashuruar e më të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, e tani na mbetet vetëm të presim për ditën e madhe.