Teksa presim të fillojë spektakli i vallëzimit “Dancing with the stars Albania”, nuk mund të mos kuriozohemi që tani për detajet e tij. Deri më tani është bërë i ditur fakti se prezantuese e këtij edicioni do të jetë bukuroshja Almeida Abazi. Ndërsa sa i përket të ftuarve nuk kishim ende asnjë emër, e kjo deri më sot.
Një prej konkurrenteve të këtij edicioni do të jetë edhe këngëtarja Mariza Ikonomi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, pas postimit të një fotoje në Instagram, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj në vallëzim, duke bërë prova. “Të lodhur, të rraskapitur por gjithmonë të qeshur dhe pozitive”, shkruan Mariza në mbishkrimin e fotografisë.
Dancing with the stars Albania”, një format mjaft i pëlqyer nga publiku, ka vite që transmetohet në Shqipëri. Ai do të rikthehet sërish këtë vitë ku juria do të jenë Ema Andrea, Ilir Shaqiri dhe Alfred Kaçinari.







Sharon Stone, një nënë e përkushtuar




ECHO Awards përballë Duan dhe Rita Orën




Armina zbulon detajet të reja për dasmën




