KreuCelebrity

I shajnë Lorin, por përgjigjja e Visit është ajo që do donte çdo vajzë ta dëgjonte nga i dashuri

Nuk kanë preferuar që lidhjen e tyre ta bëjnë shumë publike, po pavarësisht kësaj të gjithë e dinë që Lori Hoxha është në një lidhje prej shumë vitesh me Vis Bajraktarin.

Kur vjen puna tek Lori, ajo është një personazh sa i dashur aq e i “urryer” për disa të tjerë. Në çdo foto që ajo poston, është e pamundur që të mos gjejmë komente ku ia atribuojnë të gjitha sukseset- babit të saj, sipas të cilëve nuk do ishte askund nëse nuk do të kishte para. Por ka edhe të tjerë të cilën e kritikojnë për ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë në fytyrë, për të cilat Lori nuk i ka mohuar kurrë.

Duket se tashmë, komentet negative, nuk i bëjnë vetëm tek profili i saj, por edhe tek profilo i Visit, por ndryshe nga Lori, ai nuk u lë mëngët përgjigjen. “Je gjithë ky çun, nuk e di si e ke lidhur jetën me Lorin, ajo nuk bën!”-i ka shkruar një komentues Visit, por ai ka ditur si t’i ktheje përgjigje. “Ajo është perëndeshë”, shkruan ai.

A ka më bukur?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF