Lori Hoxha është një ndër fashionistet më të ndjekura në Shqipëri, e cila me stilin e saj të veçantë të të veshurit frymëzon shumë vajza. Trashëgimtarja e Top Channel është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ne momente nga udhëtime në destinacione nga më të ndryshmet, por edhe edhe kombinimin e veshjeve që ka bërë.
Nëse do i hishnit një sy prolifit të saj në Instagram, do të shikonim që ajo ka shumë- shumë foto me Sarën, me motrën e saj të preferuar. Edhe në një intervistë që ka pasur më herët në ‘Shiko Kush Luan’, Lori e ka pranuar që pak më shumë do Sarën dhe këtë nuk resht së treguari edhe me dedikimet që i bën në postime.
Por kësaj here, Sara, motra e vogël ka gjetur një mënyrë shumë të bukur për ta përkëdhelur e për ta bërë të lumtur Lorin: të gatuajë tiramisu me banane dhe Nutella.
Gatimi shpesh nuk është një mënyrë thjesht për t’u ushqyer, por metodë shumë e mirë për të fituar zemrën e disa personave ose për t’u treguar atyre se janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë, dhe duket se Sara e di më së miri këtë gjë.