Prej disa ditësh tashmë, nëpër media është folur për një sherr në rrjetet sociale mes DJ Blunt dhe Ledri Vulës. Ishte DJ Blant ai i cili, nëpërmjet një postimi në facebook, akuzoi Ledrin për mos korrektesë në realizimin e remikstit të këngës “Nëse m’do ti”, duke mos kursyer as ofendimet e fjalët e rënda për Ledrin dhe reperin Gjiko gjithashtu.
Pavarësisht kësaj, Ledri nuk ka bërë asnjë reagim e kjo deri më sot. I ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, në televizionin “Klan”, ai ka folur për situatën e krijuar. Ledri vlerësoi punë e DJ Blunt, duke e cilësuar si një DJ i mirë, ndërsa shtoi se ai nuk është psikiatër, e për rrjedhojë “nuk e di se çfarë problemesh psikike mund të ketë DJ Blunt”.
Ndër të tjera Ledri ka komunetuar edhe marrëdhënien e tij em Rita Orën dhe Dua Lipën, duke i konsideruar vajzat shoqe, ndërsa ka shtuar se është single.



















