KreuCelebrity

Vetëm pak orë para nisjes, zbulohen të ftuarit special të ‘Dua të të bëj të lumtur’

Në fokus të tij janë personat e thjeshtë, që duan të kërkojnë të falur, duan t’i bëjnë një premtin një personi të dashur, apo thjesht duan ta bëjnë të lumtur.

Emisioni ‘Dua të të bëj të lumtur’ nën drejtimin e Arbana Osmanit,  ka nisur pak javë më parë në ekranin e Top Channel dhe ka sjellë për publikun çdo të shtunë mbrëma histori nga më të dhimbshmet, por edhe të bukura.

Surprizat nuk kanë të munguar, një prej të cilave na e ka zbuluar vetë Arbana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Këtë puntatë janë të ftuar Eno Popi dhe Xhemi Shehu, dy nga miqtë më të ngushtë të Arbanës.

Se kush i ka ftuar apo kujt do t’i bëjnë një surprizë, kjo mbetet për t’u zbuluar sonte në orën 20:50.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF