KreuCelebrity

Rudina Xhunga në mbrojtje të Ilda Bejlerit: “Ji vetvetja dhe pije një kafe me Muçin…”

Debati mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos është bërë tema e ditëve të fundit, duke qenë se Nano e ka kritikuar moderatoren për ekzagjerimin me veshjen. Bejleri nuk ka rënë aspak dakort me opinionin e tij dhe ka përdorur edhe komentet kundra gazetarit në rrjetet sociale për t’ju kundërpërgjigjur.

Një nga personazhet publikë që i ka dalë Ildës në mbrojtje ka qenë Rudina Xhunga, e cila ka bërë një shkrim lidhur me situatën e krijuar. Ajo  është shprehur se Bejleri është një vajzë e bukur dhe aspak vulgare, duke hedhur deri diku edhe akuza mbi Nanon. ” Unë zgjedh të bëhem me vajzat si ti që nuk kanë asgjë për të fshehur, sesa me ata si Muçi që paragjykojnë dhe japin mend çdo gruaje e burri”, ka thënë ndër të tjera Xhunga, ashtu sikurse e ka këshilluar Ildën ta pijë një kafe me ‘Muçin’.

“Pastaj, do të bëjë një shkrim tjetër, si ai ku na bindi që gazetarët e anshëm janë seksi”, e ka përmbyllur Rudina. Më poshtë do të gjeni shkrimin e plotë.

” Në debatin mes Muçit që e bezdis gjoksi i Ildës dhe Ilda Bejlerit që kthen përgjigje, kam një fjalë për Ildën.
Nuk ke nevojë për ndihmë komentuesish anonimë.
Të mjafton vetja, qoftë duke treguar gjoksin, qoftë duke gjetur zërin tënd, veç pamjes tënde në këtë botë mashkullore, që femrat e zhveshura i sheh si mundësi klikimesh, audience dhe fyerjesh.
Ti nuk je fare vulgare, je një vajzë e bukur.
Unë zgjedh të bëhem me vajzat si ti që nuk kanë asgjë për të fshehur, sesa me ata si Muçi që paragjykojnë dhe japin mend çdo gruaje e burri.
Hiç mos u shqetëso, e dashur, se bota është e grave dhe burrave që guxojnë dhe nuk paragjykojnë, që duan dhe nuk lëndojnë, që bëjnë dhe jo vetëm flasin.
Bëje rrugën tënde në jetë me dekolte a minifund, me mikrofon a kamera, me zë e figurë, pa u shqetësuar për ata që shqetësohen prej teje.
Se nuk ke mundësi t’i bindësh të gjithë nëse kjo që bën ti është modeli, apo antimodeli.
Ji vetvetja e shijo veten, kontrolloji ti shikimet e klikimet e tua. Dhe pije një kafe me Muçin se do e shohësh që do të ndërrojë mendje.
Pastaj, do të bëjë një shkrim tjetër, si ai ku na bindi që gazetarët e anshëm janë seksi.
Nuk na duhet më shumë helm se kemi në media. Të paktën për të bukurën le të bëjmë një pakt.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF