KreuCelebrity

Emina me një mesazh origjinal për 8 marsin/ Në fokus, dy dimensionet e femrës!

Është një ndër ditët më të gëzuara të vitit, sidomos për femrat. Pamë urime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale, ndërsa të famshmit ishin ato që tërhoqën vëmendjen më shumë nga të gjithë. Kushtuar nënave, dhe jo vetëm, ky 8 mars dukej si një ‘garë’ mes personazheve për urimin më të bukur.

Një nga dedikimet më origjinale ka qenë edhe ai i Emina Cunmulaj, e cila fillimisht ka postuar një foto me të bijën përkrah. “Për femrat e forta. Të jemi ato, t’i rrisim ato”, ka shkruar modelja, edhe pse nuk është mjaftuar me kaq. Në një tjetët imazh, ku shihet duke mbajtur me dorë barkun e rrumbullakosur, Emina ka kujtuar një pjesë të shkurtër nga fëmijëria. Cunmulaj ka sjellë në kujtesë kohën e vegjëlisë, kur duhej të bënte një copë rrugë në këmbë për të arritur në shkollë, ndërsa çdo 8 mars këpuste lule për t’ia dhuruar së ëmës.

Me një urim të dytë për nënat dhe femrat kudo në botë, duket se kjo ka qenë zgjedhja e Eminës për një dedikim ndryshe për 8 mars.

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF