Javët e modës na ofruan shumë mbi tendencat e reja dhe folëm jo pak mbi kujdesin e treguar duke filluar nga veshjet, e deri tek grimi. Thamë se aksesorët e flokëve ranë në sy së tepërmi këtë vit, duke na dhuruar kështu disa alternativa për sa i përket stilimit në përditshmëri. Vajzat e apasionuara pas modës i përvetësojnë pak nga pak trendet e reja, ndërsa këtë herë kanë qenë Kim Kardashian dhe Elvana Gjata ato të cilat kanë bërë zgjedhjen e njejtë për një detaj në dukje të vogël, por shumë të rëndësishëm.
Një shirit i zi i trashë lidhur pas kokës: ka qenë ky një ndër aksesorët që dalloi gjatë javëve të modës. Kombinuar me të zeza, si Kim, ashtu dhe Elvana e kanë gjetur veten tek ky model i thjeshtë dhe shik për flokët. Një tendencë e tillë vjen si risi në 2018-tën, ku vihet re dhe përdorimi i shalleve në kokë. Të tjerë aksesorë janë rikthyer në modë këtë vit, e këtu mund të përmendim karficat me flutura, kapëset e mëdha që mbledhim flokët pas koke etj. (lexo këtu: https://bordo.al/2018/02/26/aksesoret-e-flokeve-kete-2018-jane-celesi-i-bukurise-dhe-stilit/ )
Kim dhe Elvana kanë qenë në të njejtën mendje për alternativën e shiritit të zi, ndërsa juve ju mbetet të zgjidhni se cilës prej vajzave i shkon më shumë….!