Tapeti i kuq i “Oscar” është një mundësi për yjet që të tregojnë veshjet e tyre të mrekullueshme… dhe për ne të tjerët, ne njerëzit e zakonshëm, është një mundësi për t’i admiruar ata e për të ëndërruar pak! Po a keni menduar ndonjëherë se çfarë pune është prapa çdo rrobe që ata veshin?
Disa dizajnerë të mëdhenj të modës kanë zbuluar prapa skenat, duke publikuar fazat e përpunimit, nga prekja e parë e deri tek prekja përfundimtare. Louis Vuitton tregoi në Instagram të gjitha hapat që çuan në krijimin e kostumit të Emma Stone dhe veshjen e gjatë të zezë të Sandra Bullock.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Dior, duke na treguar rrobaqepësit që punonin për të qepur rrobat që veshën Elisabeth Moss dhe Merly Streep.
Ka edhe nga ata si Armani e Versace, të cilët kanë ndarë edhe skicat e krijimeve të tyre. Armani zgjodhi të tregojë veshjen blu të diskutueshme të Nicole Kidman, ndërsa Versace u fokusua në fustanin e gjatë të Jennifer Garner. Gjithsesi ata nuk ishin të vetmit, shihini me radhë.