Ai nuk ka një profesion që i jep famë, por të qenurit djali i Ardit dhe Anila Gjebreas, e ka kthyer atë në një personazh shumë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar.
Fejesa me vajzën e biznesmenit, Merlin Haxhiymeri, e ka vendosur atë javëve të fundit në qendër të vëmendjes, dedikimet e dashurisë që i bën asaj, foto që postojnë së bashku nga udhëtimet, mirëpo mund të themi pa frikë që ky postim është më i bukuri që ka bërë ndonjëherë. Dhe e dini përse? Ai ka shpërndarë profilin e nënës së tij, Anilës mbi të cilin shkruan: I vetmi profil që unë mbushem me pozitivitet.
Dhe është e vërtetë, nëse do klikonim në Instagram Anila Gjebrean, profili i saj është i mbushur me shprehje frymëzuese dhe shumë pak, për të mos thënë aspak me foto të sajat.