KreuCelebrity

Alba Hoxha: Dikur Albi Nako më thoshte “dru i pagdhendur”, ndërsa tani më propozoi për projektin e ri

Ishim mësuar ta shihnim si balerinë e emisionit investigativ, “Stop” në televizionin Klan, ndërsa tashmë do ta shohim atë çdo ditë duke na dhënë parashikimin  motit, projekt të cilin, Alba tregoi disa ditë më parë se i është besuar e asaj. E ftuar në emisionin “Rudina” të Rudina Magjsitarit, Alba ka treguar se ka qenë pikërisht koreografi Albi Nako ai i cili e kishte propozuar për këtë projekt. Por përpara kësaj, Alba pranon se në fillimet e saj si pjesë e trupës së koreografit të njohur, Albi nuk ishte edhe aq optimist për balerinën. Por, siç thotë edhe Alba, ndonëse me një fillimin jo të mirë, me punë dhe ambicie ajo arriti të bëhej një ndër balerinat më të mira të trupës së Albi Nakos në televizionin “Klan”.

“Kam vite që investoj në balet, plot 12 vite, kam pesë vite e gjysmë në trupën e Albi Nakos. Në Klan jam futur me audicion. Të them të drejtën nuk kam qenë mirë dhe Albi pas tre ditësh donte të më hiqte, më thoshte “ti je një dru i pagdhendur, tupi jot është si stekë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje”. U demoralizova, por me punë dhe ambicie erdha këtu ku jam sot”, tregon Alba.

Ndërsa sa i përket sfidës së saj të re, ajo e përshkruan atë mjaft të bukur dhe emocionuese, por shton se asesi nuk do të heqë dorë nga baleti, profesion të cilin e konsideron edhe “dashurinë e parë” të saj: Dhënia e motit është një sfide e re të cilën e kam marrë me shumë dëshirë dhe do të jap më të mirën. Nuk mund të them që jam në notën maksimale, por po përpiqem shumë që të bëj më të mirë. Ky program, është një sfide me të cilin unë jam duke punuar fort dhe besoj se do të kem një të ardhme të sigurt. Baltin nuk do ta lë, është dashuria ime e parë nuk mund ta lë dot. Do jem gjithmonë e përkushtuar me baletin, do marrë pjesë edhe nëpër spektakle në vijim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF