Jennifer Lawrence ka rrëmbyer dy statuja Oscar në vitet e fundit, pavarësisht moshës së saj fare të re. Ndoshta ëndrra e shumë artisteve, por ja që Jennifer ia ka dalë më së miri. Përpos fjalimeve të saj, çka na ka mbetur në mendje kanë qenë inicdentet e shkaktuara kryesisht nga fustanet e zgjedhura. E si mund ta harojmë rrëzimin nëpër shkallët e skenës, teksa ngjitëj për të marrë trofeun e parë?
Më shumë ka tërhequr vëmendje sportiviteti me të cilin aktorja i ka kaluar situatat, duke dësmuar herë pas here karakterin e saj moskokëçarës. Këtë vit, Jennifer nuk ishte e nominuar, megjithatë nuk i mungoi ceremonisë. Ndoshta, shkarkesa prej emocioneve ka bërë që Jenn ta shijojë atmosferën në maksimum, e jo më kot është parë duke kthyer disa gota verë pothuajse përgjatë gjithë mbrëmjes. Si për të mos mjaftuar kjo, ajo ka shkaktuar jo pak të qeshura në tapetin e kuq dhe në sallë, me veprimet e saj.
Një nga momentet më kyç ka qenë kur Jennifer ngacmoi Emma Stone për ngatërresën e shkaktuar vitin që shkoi, lidhur me Oscar-in, i cili nuk shkoi për ‘La La Land’, ashtu sikurse u deklarua fillimisht. Momentet e kapura nga aparatet fotografikë kanë treguar se artistja ka shijuar çdo moment të ceremonisë së 90-të, e kjo na çon vetëm në një përfundim: Jennifer mbetet Jennifer!