Pas një periudhe jo fort të gjatë pushimi, ‘Portokalli’ do të rikthehet në ekranin e Top Channel për një sezon të ardhshëm mes batutash dhe situatash komike. Spektakli i humorit, i cili vazhdon transmetimin në të njejtin ekran prej më shumë se dhjetë vitesh është përfolur shumë së fundmi, kryesisht për shkak se qarkullojnë zëra se shumë shpejt, regjia nuk do të jetë më nën kujdesin e Altin Bashës. Megjithatë, kjo duket se nuk do të ndodhë në muajt në vijim, pasi Basha vazhdon të drejtojë ‘Portokalli’ njësoj si më parë.
Siç e do zakoni, është realizuar një klip me të gjithë trupën e aktorëve, ku dhe njftohet startimi i spektaklit mbrëmjen e sotme. Nuk mund të qendronte idniferente as Lori Hoxha, e cila e ka postuar videon në profilin e saj persona në Instagram, duke mos i kursyer fjalët për ekipin. “Sonte! Suksese skuadra”, ka shkruar ajo, ndërsa kujtojmë se nuk është hera e parë që Lori shfaq suport ndaj spektakleve apo shfaqjeve të transmetuara në Top Channel. Madje, edhe Sara është vënë re se së fundmi tregon interes të veçantë për formatet e reja dhe të vjetra, që i shohim pothuajsë çdo natë në Top.
https://www.instagram.com/p/Bf59nSXhOK7/?taken-by=lorihoxha
Lori u duk se mori një periudhë pushimesh larg vendit, në një destinacion ekzotik, ku u komentua jo pak për fotot provokuese me bikini. Sot, ajo do të jetë pjesë e panelit të diskutimeve lidhur me ndarjen e çmimeve Oscar, në orën 23:00, ndërsa lajmin e bëri të ditur vetë ajo, pak ditë më parë.
https://www.instagram.com/p/Bf3ia2ahu1R/?taken-by=lorihoxha



















