Brad Pitt është ende një ndër meshkujt më tërheqës në Holywood, ndonëse tashmë nuk është më një djalë i ri. Të gjitha i kemi vënë princit tonë të kaltër fytyrën e tij, ndërsa djaloshi i Hollywood jetonte me shumë intensitet jetën e tij prej beqari.
Por pas divorcit nga Angelina Jole, duket se ai e ka lënë të kaluarën e tij si një nga beqarët më të nxehtë të Holywood pas. Por besojeni ose jo, në vitet ’80-’90, Brad ka ndryshuar aq shumë të dashura, po aq shpesh sa ndryshonte edhe modelin e flokëve të tij të famshëm.
Ka pasur apo jo një marrëdhënie serioze me to, është diçka që vetëm Brad mund të na e tregojë, por gjithsesi hidhini një sy librit të vogël të aktorit për të parë se kush kanë qenë fatlumet që ranë nën magjinë e aktorit aso kohe.



















