KreuCelebrity

Ky këngëtar shqiptar paska një vëlla binjak, por familja e tij e kishte ‘dhuruar’ tek daja

Marsel Ademi dhe Lamar ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ për të promovuar klipin e tyre të ri të titulluar ‘Stil’.

Mirëpo teksa e shihnim me vëmendje, ai na dukej se ngjante me një tjetër këngëtar shumë të njohur, Mandin e Nishtullës dhe këtë ngjashmëri Çani nuk nguronte që ta vinte në dukje. “Më thoni pak çfarë lidhje ka Marseli dhe Mandi i Nishtullës’, ishte pyetja që mbizotëroi gjatë asaj interviste dhe më në fund Marseli na tregoi si qëndronte e vërteta.

Ai është vëllai binjak i Mandit, por familja e tij e kishte dhuruar tek daja kur ishte një bebe, duke qenë se ata nuk kishin fëmijë. Marseli ka treguar se e ka mësuar këtë të vërtetë në moshën 8 vjeçare, po nuk ka hatërmbetje mes dy vëllerëzve, pasi Mandi është kujdesur që të mos i mungojë asgjë.

Kjo mund të shërbente edhe si një eksperimet, për të treguar që binjakët nëse nuk rriten bashkë, janë shumë të ndryshëm, ndonëse nga disa detaje, si për shembull sytë mund ta kuptonim që ato kishin lidhje gjaku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF