KreuCelebrity

Çfarë po ndodh? Deklarata e papritur e Ledionit: Ky është ‘The Voice Kids’ i fundit për mua

Kur themi Ledion Lico, automatikisht mendja jonë na shkon tek Top Channel dhe veçanërisht ‘The Voice’.

Për 8 vite me radhë ai ka prezantuar këtë garë/ spektakël me të rinjve dhe fëmijë të talentuar në muzikë, por duket se i ka ardhur fundi këtij cikli. Top Channel shkruan se Ledioni në fund të puntatës së kësaj të shtune ka deklaruar se nuk do të drejtojë më ‘The Voice Kids’, por duke mos zbuluar asnjë arsye se përse bëhet fjalë.

‘Ky është The Voice i fundit për mua’, mësohet të ketë thënë ai në ringun e betejave.

Sigurisht nuk e mendojmë aspak që ai do të largohet nga ekrani i Top Channel, por me siguri do të prezantojë një tjetër program. Thoni të jetë vallë ‘Big Brother VIP’? Kjo na mbetet për t’u parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF