Të gjithë e dimë tashmë që Selena dhe Justin janë kthyer sërish bashkë, e po shijojnë momente të pafundme dashurie. Ndonëse fillimisht ata u përpoqën t’i fshiheshin syrit të të tjerëve, e veçanrëisht kameraee, duket se i doli “turpi” më vonë, pasi filluan të qarkullonin pa fund foto të tyre duke u puthur.
Gjithsesi nuk e kishim marrë ende atë konfirmimin zyrtarë nga goja e tyre, e kjo deri dje. Justin mbushi 24 vjeç me një mars dhe urimi i Selenës jo vetëm që nuk mungoi, por ishte kaq special.
Ajo poston një foto të vetes duke qeshur, ndërsa mbi fytyrë ka një foto të Justin. “1 mars 1994, një njeri shumë fatastik që unë njoh u lind. Bum”, shkruan Selena në përshkrimin e fotos.