Tashmë i është bashkangjitur emrave të diskutuar në botën e muzikës. Pas trofeve të rrëmbyera në “Kënga Magjike”, Fifi ka tërhequr jo pak vëmendje. Natyra e saj komike, ashtu sikurse karakteri pa komplekse kanë bërë që artistja të bëhet edhe më e dashur për publikun.
E ftuar në Top Show Magazine, Fifi ka folur për “Nanushin”, personazh të cilit i ka dedikuar dy këngë. Këngëtarja ka pohuar se pas këtij epiteti me përkëdheli fshihet një person real, pikërisht ai që ka rrëmbyer zemrën e artistes. Por, cili është emri i tij i vërtetë? Pikërisht këtu, Fifi është treguar e rezervuar.
Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të zbulojë detaje të mëtejshme nga fusha e romancës, e ndonëse tingëllon shumë e dëgjuar, arsyeja e këtij vendimi lidhet me diçka tepër të thjeshtë: Fifi është shumë xheloze dhe dëshiron ta mbajë të fshehtë njeriun e saj të zemrës. Madje, ajo theksoi se nuk do të fliste kurrë publikisht për të. Epo, shumica e vajzave e kuptojnë, apo jo?



















