Daniel Craig, i cili luan rolin e James Bond, do të jetë protagonist i filmit edhe në një sezon, ndërsa do t’ja lërë vendin një tjetër aktori për këtë personazh. Fillimish thashethemet lidhën aktorin Idris Elba, por i pyetur rreth kësaj, ai ofroi një ide ndryshe.
“A jemi të interesuar të kemi një karakter tjetër Bond, përveç të qenit mashkull? Mund të jetë edhe një grua me ngjyrë të zezë, një grua me ngjyrë të bardhë, nuk ka rëndësi, por besoj se të gjithë do të dëshironim të shihnim një grua në rolin e James Bond, të bëjmë diçka ndryshe”, tha ai.
Gjithsesi ka disa zëra që e kundërshtojnë këtë ide. Dhe kjo për fakin se, sipas tyre, një Bond femër do të shkonte kundër rrymës së karakterit. Autori Fleming, shkroi Bondin gentlemanly, por pothuajse të thjeshtë, të aftë për të ecur në një dhomë pa tërhequr vëmendje, argumetojnë ata, por a mund të themi të njëjtën gjë për një femër? Do të jetë apo jo një femër Bond nuk e dimë, por nëse do të ndodh ja kush janë personazhet favorite:



















