Nuk është ende e qartë nëse do të ketë një ribashkim të grupit historik në skenë, por për momentin është e sigurtë se do të ketë një lloj tjetër ribashkimi të tyre. Spice Girls janë ftuar në dasmën mbretërore të princ Harryt dhe Meghan Markle. Lista zyrtare e mysafirëve është ende një mister, por duket se më 19 maj pesë vende janë të rezervuara për ta.
Ftesa duket se është dërguar personalisht nga Harry, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Mel B. Ajo treguar në emisionin “The Real” se është ftuar në dasmën mbretërore bahskë me pjestaret e tjera të grupit, pak para se të pranonte atje, ndërsa shtoi “tash më shuëm se ç’duhet”, pasi me sa duket një informacion i tillë ishte onfidencial.
Spice Girls u fotografun sërish bashkë disa javë më parë ku u fol edhe se ato do të nisnin një turne së bashku, por kjo gjë u hodh poshtë, ndërsa pranuan se do t’i jepnin jetë projekteve të reja së bashku.


Dua Lipa është kërcënuar me jetë?!

Dafina e bën prap, eksposon asetet
















