Victoria Beckham është e njohur kudo për stilin e saj mjaft elegant të të veshurit, e duhet ta pranojmë se një dorë të mirë për t’u dukur e tillë i jepnin edhe takat që ajo i përdorte gjerësisht. Por duket se ikona e modës është e detyruar të shkëputet nga to për disa kohë.
Para disa ditësh e pamë atë me njërën këmbë të fashuar e me paterica, e me sa duket ja paskan shkaktuar pikërisht takat problemin në këmbë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Victoria ka shpjeguar se të ecurit me taka për një kohë të gjatë i ka shkaktuar një frakturë stresi, që ndodh në kyçin ose kockat e këmbës nga lodhja e vazhdueshme.
Ajo ka postuar një foto me këmbën e fashuar, ndrësa shkruan: “Faleminderit për mesazhet. Një frakturë e vogël stresi, duhet vetëm pak pushim!”. Të shkuara Victoria!