Janë ndoshta ndër çiftet më të përfolur ndër radhët e personazheve, por gjithmonë ka diçka që nuk shkon: Luana dhe Krenari nuk e kanë pranuar ende publikisht raportin mes tyre. Tashmë, prej kohësh janë dhënë provat se të dy janë duke përjetuar një histori dashurie, ndërsa fotot e çiftit nuk janë kurrë zyrtare. Sa herë që shohim ndonjë imazh të tyre, dihet se ka qenë nodnjë fans ai që ka siguruar momente të tilla për t’i ndarë me publikun.
Nga ana tjetër, janë rrjetet sociale ato që shërmbejnë si dëshmi në këtë aspekt. Komentet e personazheve shpesh shndërrohen në provë për të treguar se çfarë ‘fshihet’ në prapaskenë. Kështu ka nodhur edhe me foton e fundit të Luanës, e cila ka bërë një ftesë për fansat: “Do njeri patate?”, pasi shihet duke konsumuar këtë lloj ushqimi. E nëse duket e vetme, mesa kuptohet ka qenë Krenari ai që ka realizuar foton. “Nuk ka më patate. Mos fto njerëz kot”, ka komentuar Cocaj me humor, ndërsa Luana ia ka kthyer: “Llups”. Me pak fjalë, ka qenë një mbrëmje e kaluar mes të dyve, e kaq ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë në komente.
Nuk dihet se kur do ta pranojnë publikisht lidhjen, edhe pse pas shumë lajmeve e thashethemeve për ndonjë ndarje të mundshme, duket se çifti po shkon më së miri. Të kemi vallë ndonjë dasëm sekrete? Sepse, kurrë nuk i dihet…!



















