12 vite martesë morën fund. Futbollisti shqiptar i cili luan me përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Berhami i ka dhënë fund martesës së tij me Elena Bonzanin.
Lajmin e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, për të shmagur të gjitha spekulimet që mund të bëhen për ndarjen e tyre, ndonëse nuk ka dhënë asnjë arsye.
“Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime emocionale me Elena Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Ju kisha lutur dhe shpresoj shumë që nuk do të ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë”, shkruan ai.
Çifti kanë dy fëmijë së bashku, Sofian dhe Isabesën, 9 dhe 1 vjeçe.
Me siguri duhet të ketë pasur një arsye të fortë që cuan në ndarjen e tyre pas 12 viteve.



















