KreuCelebrity

Pas Blendit, është radha e Borës për të deklaruar se çfarë nuk pëlqen tek Luana!

Si e ftuara speciale në Pop Culture, Bora Zemani nuk ka folur vetëm për jetën private. U mësua pothuajse gjithçka mbi ndarjen e saj me Vin Velin, zakonet e Arborit, ashtu sikurse u përmend edhe e kaluara e saj si velinë dhe eksperienca si këngëtare. Nga ana tjetër, nuk u la pa prekur dhe marrëdhënia me koleget.

Ndonëse nuk shihen shpesh bashkë, Bora dhe Luana Vjollca janë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën. Kështu, moderatorja Dojna Mema  i kërkoi Zemanit të rrëfente atë që i pëlqen dhe atë që nuk i pëlqen tek Luana. Kujtojmë se jo më larg se dje, ishte Blendi Salaj, bashkautor i “Shiko Kush Luan”, ai që ka thënë se Luana është problematike kur vjen puna tek oraret (lexo këtu: https://bordo.al/2018/02/23/bashkautore-i-shiko-kush-luan-blendi-salaj-tregon-te-meten-e-luanes/ ) Ndërsa Bora, ka patur një tjetër problem. “Tek Luana nuk më pëlqejnë flokët. I them të kthehet brune, si atëherë kur e kam njohur, sepse i shkojnë shumë”, ka thënë Bora, edhe pse ka vlerësuar një tjetër anë të Vjollcës.

“Luana është e sinqertë. Ka një rreth shoqëror të vogël, por nëse je pjesë e tij, dije se ke miqësi të vërtetë”, është shprehur edhe më tej ajo. Epo, të paktën Bora paska vetëm problemin e flokëve!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF