KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare nuk e fsheh më: “Jam e dashuruar!”

Është një ndër temat më të dashura për publikun, sa herë personazhet e njohur flasin për lidhjet apo romancat e tyre. Ndonëse para pak kohësh deklaroi se nuk e mendonte dot veten të martuar, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare ka bërë një deklaratë ndryshe. Radha e cilës prej vajzave të skenës ka qenë këtë herë?

Anxhela Peristeri do të jetë e ftuara e sotme në ‘Xing me Ermalin’. Siç e do zakoni, Ermali ka publikuar një klip të shkurtër, ku përmblidhen disa nga momentet më pikante të intervistës në studio. Në pak sekonda, Anxhela dëgjohet të thotë: “Jam e dashuruar. Po e them për herë të parë publikisht këtu në ‘Xing’!” Brohoritjet e Mamaqit dhe publikut kanë qenë të menjëhershme, ndërsa Peristeri duket se ka jo pak për të thënë këtë të shtunë.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Është treguar tejet e rezervuar mbi jetën private, edhe pse një moment i tillë pritej të vinte për publikun. Do ta zbulojë Anxhela vallë emrin e djalit në fjalë?…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF