KreuCelebrity

Fansi e ofendon ‘k….’, Emina i zbulon të vërtetën: “Ca njerëz janë të lajthitur!”

Kemi parë shumë herë përplasje mes ndjekësve dhe personazheve të njohur shqiptarë. Disa i marrin shumë seriozisht komentet dhe kundërpërgjigjen fjalë për fjalë, të tjerë i marrin me shaka dhe përpiqen t’i ironizojnë, ndërsa të tjerë as që interesohen për ofendime apo kritika të asnjë lloj natyre. Kur vjen puna tek Emina Cunmulaj, le të themi se përfshihet tek grupi i dytë…

Një ndër përballjet më të fundit ishte në datën 14 shkurt, kur modelja postoi një foto të sajën, teksa i shoqi i kapte të pasmet. “Gjithmonë Shën Valentini im”, ka shkruar ajo, ndërsa disa prej komentuesve e kanë kritikuar, me arsyen se sipas tyre, ky nuk ishte një shembull që Emina përcillte si çdo herë. Këtë herë, ka qenë një mesazh i ardhur në faqen personale të Cunmulaj, ai që ka shtyrë modelen ta publikojë bisedën në profilin e saj. Rreth një vit më parë, një përdorues e kishte ofenduar rëndë Eminën, duke i vënë në dukje pse fliste vetëm anglisht.

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Po i njejti emër, vetëm se ditën e sotme, e kishte komplimentuar Eminën për thjeshtësinë, pas postimit të një video nga kjo e fundit, ku tregonte dy enë me bukë, djath dhe kos. “Jam konfuze. Një herë më shan, pastaj më lavdëron. Betohem që ca njerëz janë të lajthitur!”, ka shkruajtur Cunmulaj, duke i zuluar kështu të gjithë bisedën ndjekësit në rrjetet sociale. Tashmë, është bërë disi e zakonshme që personazhet e njohur të bëjnë publike të tilla mesazhe, duke u përpjekur kështu të minimizojnë ofendimet që marrin herë pas here nga njerëz të ndryshëm…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF