Ishin ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë në rrethin e reperave, por duket se miqësia mes Ledrit dhe DJ Blunt e Real One ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ose të paktën, për këto kohët e fundit… “Nëse m’don ti” ishte hiti veror i disa viteve më parë, që mbante emrin e tre këngëtarëve të lartpërmendur, ndërsa DJ Blunt ka vërtetuar se marrëdhënia mes Ledrit dhe tij nuk ka shkuar asapk drejt një rruge të drejtë. Ai ka publikuar këngën e tij më të re, ku i bën qartazi ‘diss’ disa prej kolegëve.
Në një video të publikuar në Instastory, DJ Blunt ka pranuar publikisht se ofendimet shkonin për Ledri Vulën, ashtu sikurse nuk ka ngurruar që në të njejtin postim të vijojë edhe më tej, duke e thirrur kolegun ‘k*rvë’, ashtu sikurse ka përdorur edhe të tjerë epitete të kësaj natyre. Këtë, DJ Blunt nuk e ka lënë pa një shpjegim: “Unë dhe Real One vendosëm të ndalnim publikimin e këngës që të fusnim Ledrin, pasi e kemi respektuar si koleg dhe shok, por ai është një k*rvë”. Ky sqarim i referohet kërkesës së Ledrit për remiks, pak para publikimit të hitit në fjalë. Blunt ka vijuar edhe më tej duke thënë se gjatë kohës kur Vula kishte qendruar nën shoqërinë e dy djemve të tjerë, kishte sharë të tjerë kolegë, ndër ta edhe Lumi B.
DJ Blunt nuk është ndalur me kaq, duke ofenduar edhe Gjikon, të cilin e ka cilësuar si ‘k*rvë false’, pasi sipas tij edhe jetën që bën, madje dhe flokët, Gjiko i ka me qera. Duket se marrëdhënia mes reperave është acaruar më shumë nga ç’e prisnin fansat, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë një reagim zyrtar nga Ledri…








Rihana në pritje të ëmbël?


Bebe Rexha thyen rekodin e Taylor Swift





Një princeshë rozë si Dua Lipa!




