KreuCelebrity

Tre fakte interesante nga ditëlindja private e Rihanna-s!

Dy ditë më parë, një nga emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare festoi ditëlindjen. Ishte pikërisht Rihanna, ajo që la pas të njëzetat, për të celebruar 30-vjetorin, ashtu sikurse ajo di. Fillimisht, vetë këngëtarja surprizoi me postimin e një foto me bluz të bardhë, ku shihej i stamposur shkrimi: “E urrej Rihanna-n”. E gjitha kjo, me një mesazh mbi fillimin e një dhjetë vjeçari të ri.

E si për të mos mjaftuar, vëmendjen e tërhoqi dedikimi i Chris Brown, i cili kishte publikuar imazhin e Riri-t në moshë fare të vogël, duke i uruar kështu ditëlindjen. Por, çfarë ndodhi në festën private të artistes? Si gjithmonë me shumë stil, Riri kishte menduar për detajet që do ta bënin festën akoma dhe më të veçantë. Çfarë u vu re më së shumti ishin diamantët dhe shampanja me shumicë!

Mbrëmja fillimisht nisi me një darkë private me familjen dhe të afërmit më të ngushtë të këngëtares, në një restorant në New York, ndërsa kaq nuk mjaftoi për Rihanna-n, e cila kishte menduar dhe për festën e çmendur rrethuar nga luksi dhe miqtë e famshëm dhe jo të famshëm. Me gjithçka u publikua në rrjetet sociale, mediat e huaja mundën të mësonin këto tre fakte me siguri!

Shampanja nuk kishte të mbaruar, ashtu sikurse torta ishte totalisht e dizenjuar në të zezë

Si dhuratë gjigante morri një performancë enkas për të nga Toni Braxton

Ishte kujdesur që i gjithë stafi të ishte aty për të festuar krah saj

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF