Duket se marrëdhënia e Justin Bieber dhe Selena Gomez ka përparuar.
Tashmë rilidhja e tyre është bërë sërish familjare, jo më kot ato ishin të ftuar çift në dasmën e babait të Justin me të dashurën Chelsey Rebelo në Montego Bay, Jamaica. Justin dhe Selena ishin kombinuar më së miri me njëri-tjetrin: këngëtarja kishte veshur një fustan ngjyrë portokalli me lule shumë i freskët, e ndërsa Justin një këmishë të bardhë me pantallona Bermuda dhe me një papion portokalli, një çift i përkryer.
Më pas ata kanë shijuar detit nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke mos u ndarë për asnjë moment: puthje, përqafime pafund…më të dashuruar se kurrë.
Duket sikur janë bërë për njëri-tjetrin…