Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme në mediat rozë ka qarkullluar lajmi që aktori Sylvester Stallone ishte ndarë nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Ndërkohë që kjo nuk ka qenë hera e parë që një lajm është publikuar për vdekjen e tij, por ndryshe nga hera e parë këtë herë aktori ka zgjedhur që të reagoj.
Në një video të publikuar në instagram, aktori ka dëshmuar se është gjallë. Në video ai shfaqet së bashku me vajzat e tij Sophia dhe Sistine.
“Po i shikoj vajzat e mia jashtë gjatë një stuhie të lehtë breshëri… Është gjë e bukur të kthehesh nga vdekja”, ka shkruar 71-vjeçari në përshkrimin e videos.