Chrissy Teigen po përjeton për së dyti emocionet e pritjes së ëmbël, ndërsa një ndër eventet më të fundit zbuloi dhe gjininë e fëmijës që çifti Teigen-Legend po pret: një vëlla i vogël për motrën Luna! E ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, modelja ka folur për herë të parë për emrin e djaloshit që pritet të vijë së shpejti në jetë. A e kanë bërë tashmë Chrissy dhe John zgjedhjen e tyre?
“Emrat e djemve janë vërtetë shumë të vështirë. Nuk besoj se do të ketë një emër të mesëm, sepse nuk po vensodim dot as për emrin e parë!”, ka thënë Teigen, duke shpresuar se gjithçka do të zgjidhet kur të inspirohen nga ndonjë faktor i jashtëm, ashtu sikurse ndodhi me emrin e vajzës. Modelja ka shpjeguar se për Luna-n, vendimi ishte marrë në një nga ciklet e plota të hënës, ku gjithçka dukej krejt ndryshe. Sipas saj, dashuria e Chrissy-t për hapësirën në tërsi kishte ndikuar shumë në këtë aspekt.
“E dashuroj gjithësinë dhe më kujton shpesh ditët e vegjëlisë, kur argëtohesha në kamp. Kështu që mendova se Luna ishte zgjedhja perfekte, dhe ajo është një Luna e vërtetë”. Ka thënë Teigen, e cila ka marrë një ngacmim plot humor nga Ellen. Kjo e fundit ka përfituar nga rasti për t’i thënë se emri më i përshtatshëm për djalin do të ishte Lunar, ashtu sikurse më pas ka sugjeruar emrin Urban, i cili bashkë më mbiemrin do të formonin Urban Legend (legjendë urbane). Mes batutash të shkëmbyera mes njëra-tjetrës, Chrissy e ka bërë të qartë se ende nuk është vendosur ndonjë detaj lidhur me emrin e vogëlushit. Mbetemi në pritje, Teigen!