KreuCelebrity

“Lërmë moj lemzë se mbarova”! Ja çfarë e gjeti Drini Zeqon gjatë edicionit të lajmeve

Të të zërë lemza nuk është aspak një moment i këndshëm, por nëse ndodh në një vend e në një kohë të papërshtatshme mund të kthehet edhe në problem. E me një problem të tillë është përballur mbrëmjen e sotme moderatori Drini Zeqo.

Teksa po jepte edicionin e orës 19:30 në televizionin “Klan”, atë e ka zënë lemza dhe jo një apo dy herë, por e ka shoqëruar në të gjithë edicionin. Pavarësisht kësaj ai e ka mbaruar të plotë edicionin, ndërsa ka reaguar menjëherë në Instagram pas tij.

“Makthi i të gjithë prezantuesve lemza, sot na vizitoi në lajme. Njerëzore është besoj,”, shkruan moderatori i cili prej vitesh është spiker lajmesh. Të kuptojmë plotësisht Drini!


 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF