Festa e 17 shkurtit bëri shumë bujë, kryesisht prej pjesëmarrjes dhe performancës së Rita Orës në koncërtin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Lajmi tejkaloi dhe kufijtë kosovarë e shqiptarë, dhe nuk mund të themi se dëgjuam pak edhe në ditët në vijim. Por, duket se një nga artistët shqiptarë ka mbetur i pakënaqur me atë çka ndodhi mbrëmjen e së shtunës.
Bëhet fjalë për Kastro Zizon, i cili ka vënë re një detaj lidhur me organizimin e 17 shkurtit. “Ore, më hiqni një kuriozitet…sa këngëtarë të Shqipërisë ishin të ftuar në Kosovë ose diasporë ku ka shqiptarë të Kosovës?! Për 10-vjetorin flas…se ne këtej kemi filluar të flasim gegnisht edhe në Tepelenë! Meqë e kemi fiksim këtë ‘bashkimin kombëtar’!”, ka shkruar këngëtari, duke shprehur kështu qartazi ankesën lidhur me mungesën e artistëve të Shqipërisë në festë e pavarësisë së Kosovës.
Duke qenë se vëmendjen e plotë e mori performanca e Ritës, ndoshta jo shumë kanë qenë të vëmendshëm lidhur me detajin e theksuar nga Kastro. E deri më tani, vetëm reagimi i tij ka ardhur lidhur me një çështje të tillë…