Sezoni i ri në Klan u prezantua me një spot, ku u paraqitën shumë emra të rinj të ekranit. Ndër to ishte dhe Nevina Shtylla, e cila shumë shpejt u mësua se do të drejtonte “Jo vetëm modë” në këtë televizion. Ky lajm vinte pas zhurmës që shkaktoi largimi i Floriana Garos nga Shqipëria, që nënkuptonte dhe shkëputjen e kontratës me formatin e lartpërmendur.
Duke qenë se nisi një sezon i ri, u panë ndryshime në konceptimin e “Jo vetëm modë”. Tashmë, e shtuna pasdite vjen disi më ndryshe nën kujdesin e këtij emisioni, ndërsa preferencat mbeten si gjithmonë në dorë të teleshikuesit. E ftuar në “Mos i fol shoferit” ka qenë Arjola Shehu, e cila ishte bashkëprezantuesja krah Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”, së bashku me Nevina Shtyllën.
Kështu, Rudina Dembacaj e pyeti se cilën zgjidhte Arjola mes Florianës dhe Nevinës. Moderatorja e “Kush vjen për drekë” u shpreh se secila prej vajzave sillte diçka ndryshe dhe të këndshme. Megjithatë, Shehu theksoi se “Jo vetëm modë” nuk kishte më të njejtën frymë si kur e drejtonte ende Floriana, ndërsa sipas saj Nevina ka sjellë një frymë rinore në këtë format, të cilën e la gjykuar po aq të mirë sa atmosfera e Garos. Me pak fjalë, pa zgjedhje konkrete Arjola për koleget.



















