Lajmi mbi ardhjen e Rita Orës në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë ka qarkulluar për ditë me radhë nëpër portale. Ndonëse më pas u aludua se këngëtarja nuk do të vinte për shkak të shumës së madhe të parave që kishte kërkuar, Rita tashmë është në Kosovë e të gjithë po përgatiten të shijojnë zërin, këngët e performacën e saj.
Pas mbërritjes së saj, Rita ka mbajtur një konferencë për shtyp ndërsa u surprizua jo pak nga pyetja e një gazetari. Thjesht, qartë dhe bukur ai shqiptoi vetëm pak fjalë: “Rita unë kam vetëm një pyetje, a pranon të martohesh me mua”?
Mes të qeshurave dhe befasisë, Rita u përgjigj që pranon fillimisht të kenë një takim dhe më pas të shohin. Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare do të performojë sonte në sheshin “Nën Tereza” në Prishtinë, ndërsa interesi për ta parë e dëgjuar atë është mjaft i madh.



















